Drejtori i AMP-së së Tiranës, Franc Ndoja është larguar nga ky post. Ndoja është emëruar këshilltar i Klevis Qoses, drejtorit të Përgjithshëm të AMP-së.
Kjo nuk është e vetmja lëvizje në radhët e policisë. Shefi i Policisë së Tiranës, Elton Alushi ka dorëzuar dorëheqjen me postë, ndërsa paralelisht është komanduar drejtuesi i ri i policisë së kryeqytetit.Oliger Torba është komanduar në krye të Policisë së Tiranës deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për drejtimin e institucionit.
Elton Alushi mori detyrën si drejtor i Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas një gare të zhvilluar për herë të parë sipas parashikimeve të ligjit për Policinë e Shtetit. Ai qëndroi në krye të drejtorisë më të madhe policore në vend për rreth një vit e gjysmë.