Views: 0
Luiz Ejlli pritet të rikthehet në ekranin e Top Channel, këtë herë në një rol krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.
Burime pranë TCH bëjnë me dije se këngëtari dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania” do të vijë si moderator i një programi të ri televiziv.
Madje, mësohet se kanë nisur edhe punimet për një studio të re dhe madhështore, e dedikuar për projektin që pritet të drejtohet nga Luizi
Deri më tani nuk janë zbuluar detaje rreth formatit apo datës së nisjes së emisionit, por rikthimi i Luizit në Top Channel ka ngjallur menjëherë interes dhe pritshmëri të larta te publiku, i cili duket se është gati ta shohë në një tjetër sfidë televizive.