Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Tensione në rajon: çfarë thuhet për mbështetjen e SHBA – se ndaj Kosoves

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on Tensione në rajon: çfarë thuhet për mbështetjen e SHBA – se ndaj Kosoves
Post Views: 2,148

Doran Vojka, analisti i çështjeve ndërkombëtare, ka qenë i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron, ku ka folur për zhvillimet e fundit në rajon.

Vojka tha se hyrja e Kosovës në NATO dhe kërkesa e kongresmenëve që është publikuar së fundmi lidhet edhe me gjendjen aktuale të gjeopolitikës.

“Nuk ka rastësi në politikë, nuk ka lëvizje të pamenduara nga SHBA. Ka një lëvizje në unison të plotë, një lëvizje ushtarake nga ana e ushtrisë dhe një lëvizje nga ana civile dhe nga ana e politikës amerikane, aty ku u bashkua me kërkesën e kongresmenëve.

Dua të kthehemi pak te realiteti. Për realitetin do të isha më i rezervuar. Përsa i përket kësaj të futjes së Kosovës në NATO në këto aspekte afatshkurtra, dhe e them këtë sepse, duke marrë parasysh që ajo fryma në SHBA, ajo fryma e politikanëve, nuk është një frymë për zgjerimin e NATO-s por për daljen nga NATO. E shohin si diçka negative. Të gjitha këto kërkesa kanë ardhur nga Trump sepse NATO-n e shohin si barrë. Një mundësi pse kjo lëvizje është e shpejtë ndoshta ndodh edhe për faktin e luftës me Iranin. Një prej bankave më të mëdha, JP Morgan, thotë se rezervat do të zgjasin deri në mes të majit. Një prej arsyeve që po i kushtohet vëmendje Kosovës është se aty mund të pasojë ai baruti i mbajtur i lagur në Ballkan.” – tha analisti Doran Vojka.

Interesting

Post navigation

Previous Post: I moshuari u aksidentua për vdekje teksa mblidhte kanaçe, flet djali i viktimës: Shoferi nuk duhet të ikte nga vendngjarja, të sillej si njeri
Next Post: Aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Elbasan, kush është milioneri kinez që humbi jetën (Emri)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme