Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I moshuari u aksidentua për vdekje teksa mblidhte kanaçe, flet djali i viktimës: Shoferi nuk duhet të ikte nga vendngjarja, të sillej si njeri

Posted on May 2, 2026 By admin No Comments on I moshuari u aksidentua për vdekje teksa mblidhte kanaçe, flet djali i viktimës: Shoferi nuk duhet të ikte nga vendngjarja, të sillej si njeri
Post Views: 1

Djali i viktimës të aksidentit të një dite më parë në Shkodër mbrëmjen e djeshme (1 maj), ka reaguar duke thënë se ikja e shoferit nga vendngjarja është një gjest aspak i drejtë.

Luan Bajrami, djali i 77-vjeçarit Haki Bajrami, përveç dhimbjes për humbjen e babait, është i indinjuar edhe për faktin se drejtuesi i kamionit, tashmë i ndaluar nga Policia, u largua nga vendngjarja, ndërsa thotë se “ai duhej të ishte ndalur dhe t’i jepte ndihmën e parë”.

“Erdhi një djalë e më tha hajde se të ka shtyp kamioni babën. Shkova atje dhe e pashë shtrirë. Thirrëm e policinë, nuk dimë asgjë. Pastaj thanë e ka shtyp kamioni, e ka shtyp dhe ka ik, as ka ndalur, asgjë. Ndalo, përgjigju, e jo me ik ashtu! Jo, nuk bën me ik ashtu! Pavarësisht se u bë dëmi, të ndalonte, të fliste si njeri, të sqaroheshim, të sillej si njeri të paktën”, shprehet i biri i viktimës.

Ai shton se ngjarjen ia kanë lënë për hetime autoriteteve të shtetit.

“Megjithatë ia lëmë për hetime shtetit dhe Policisë. Ne nuk kemi gjë në dorë, shteti e ka, se po të kishim e kapnim vetë”, shprehet Luani.

Kurse një banor i zonës tregon se viktima jetonte me shumë vështirësi ekonomike duke mbledhur kanaçe.

Ervis Maloku shpjegon edhe kalvarin e viktimës dhe përpjekjet për mbijetesë.

“Kalonte këtu me kanoçe, duke ik, e ka goditur dhe ka ikur. Mos me u ndal edhe shoferi, gjynah. Nuk ka pasur asgjë, një pension të vogël, mblidhte kanaçe. Ai duhet të ndalonte. Ata nuk kanë, gjynah, as më varros nuk kanë mundësi, me kanaçe, kush të mund ta ndihmojë, edhe djemtë pa punë i ka. Me djalin jeton në shtëpi, i sëmurë është, i papunë”.

Një ditë më parë Haki Bajrami humbi jetën në mënyrë tragjike pasi u përplas nga një kamion me drejtues shtetasin Anxhelo Plaka, 30 vjeç.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Liria” në Shkodër teksa 77-vjeçari po ecte me karrocën e tij të dorës për të mbledhur kanaçe, me të cilat siguronte bukën e gojës.

Pas ngjarjes policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e kamionit Anxhelo Plaka, 30 vjeç, nga Durrësi, për aksidentin e shkaktuar.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Pas kritikave Arbana Osmani bën veprimin e papritur në Ferma Vip (Foto)
Next Post: Tensione në rajon: çfarë thuhet për mbështetjen e SHBA – se ndaj Kosoves

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme