Të shtëna me armë zjarri, 4 vik*tima dhe 8 të pla*gosur, autori dyshohet të jetë…

Views: 2,098

Katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në provincën Mersin të Turqisë.Të shtënat raportohet se kanë filluar në një restorant, dhe i dyshuari, i cili raportohet të jetë një i ri 17-vjeçar, më pas është larguar me makinë.Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur.

Njoftimet e mediave turke thonë se dy persona u vranë në restorant dhe besohet se ata ishin pronari dhe një punonjës.

Personi i armatosur më pas vazhdoi të qëllonte, duke vrarë një bari që kulloste delet e tij në zonë dhe një shofer kamioni.

Leave a Comment