Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Kurti “godet” Osmanin, “nxjerr sekretin” e saj

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on Kurti “godet” Osmanin, “nxjerr sekretin” e saj
Views: 0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ish-presidentja Vjosa Osmani do pushtet dhe ka ambicie politike.“Unë e di që presidentja Osmani ka ambicie politike. Ajo do pushtet. Është krejt në rregull, është plotësisht legjitime në demokraci. Po e ritheksoj për këtë është gara politike. Shumë mirë që ka hyrë në garë politike”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuajAi ka ritheksuar se për Osmanin nuk kanë votë për presidente.Ka thënë se presidenti duhet të jetë jashtë skenës aktuale politike.Ai ka komentuar edhe deklaratën e Osmanit lidhur se po kërkohet qira për Bondsteelin.“Bondsteel nuk i ka borxh askujt sepse pronat private që i ka marrë në shfrytëzim tashmë paguan qira. Për shëndetin e demokracisë sonë dhe pak për forcimin e opozitës është e rëndësishme që të mos shkojnë në Amerikë, ta marrin Amerikën e ta sulmojnë kryeministrin e Kosovës. Po duket që po, po e bën edhe Osmani. Blloku opozitar e ka metodë të punës tërësisht të gabueshme që ta marrë Amerikën që ta godet Albin Kurtin. A aq i fortë jam unë sa ta marrin Amerikën për të më goditur mua që të ma lënë pak shenjë? Kjo është shumë irracionale”, tha Kurti.

Ai ka folur edhe lidhur me deklaratën e Osmanit pak ditë më parë gjatë një tubimi në Prishtinë, se Kurti kishte mbajtur takim disaorësh në një dhomë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin e atëhershëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak e për të cilin nuk e ka njoftuar publikun.

“Unë me presidentin e Serbisë nuk jam takuar asnjëherë në dhomë veçmas e asnjëherë nuk jemi takuar edhe vetëm me emisarin Lajçak. Ka gjithmonë njerëz rrotull që mbajnë shënime. Nuk ka takime që i zhvillojmë e nuk i dimë më pastaj se çka u tha aty e çka s’u tha edhe Brukseli edhe Washingtoni sepse BE-ja dhe SHBA-ja nuk i besojnë emisar Lajçak më shumë sesa vetëvetes. Kam raportuar disa herë për dialogun në Bruksel për marrveshjen bazike, për aneksin e zbatimit dhe nuk ka pyetje të krerëve opozitarë për të cilat nuk jam përgjigjur. Nuk ka pyetje që në takimet që i kam pasur me Osmanin dhe nuk iu jam përgjigjur”.

Sa i përket opozitës, Kurti ka thënë se nuk ka kryeministër që e ka respektuar opozitën më tepër.

“Mua më ndjeknin me polici kur isha në opozitë. Ma thejshin banesën çdo vit”, tha Kurti.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Të shtëna me armë zjarri, 4 vik*tima dhe 8 të pla*gosur, autori dyshohet të jetë…
Next Post: I kanë dhënë fund lidhjes përfundimisht? Mateo dhe Brikena thyejnë heshtjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme