Views: 123E ftuar në Euronews Albania, sociologia Nora Malaj komentoi takimin në sallën e gjyqit të aktorit Robert Ndrenika me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Ajo e quajti gjyq popullor, duke kujtuar fletërrufetë kur prisheshin marrëdhëniet për individë të caktuar që kishin prishur raportet e drejta apo të zhdrejta me individin dhe me shoqërinë dhe ndjeva jo te ata që gjykonin në media.
“Më kujtohet që bëheshin ato fletërrufetë për individë të caktuar që kishin prishur raportet e drejta apo të zhdrejta me individin dhe me shoqërinë dhe ndjeva jo te ata që gjykonin në media. Ishte një raport i cili në subkoshencën e Bertit lidhej me mirënjohjen dhe mosmirënjohjen. Ishte një raport që u artikulua qartë në pak fjalë që ai tha. Ai nuk bëri aktrimin e radhës, po tha subkoshencën e tij në një moment të trishtë të një situate që donte të jepte një dorë.”- tha Malaj.
Malaj gjithashtu foli për gjendjen e intelektualëve në Shqipëri, duke theksuar se problemi kryesor nuk është mungesa