Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E FUNDIT/ Qeveria Rama ndryshon rregulloren e fortë, çfarë do të ndalohet nga tani e tutje…

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on E FUNDIT/ Qeveria Rama ndryshon rregulloren e fortë, çfarë do të ndalohet nga tani e tutje…
Views: 16

Këshilli i Ministrave ka miratuar të mërkurën disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren e Gardës së Republikës së Shqipërisë, me një vendim të firmosur nga kryeministri Edi Rama.

Ndryshimet prekin nenin 158 të rregullores së miratuar në vitin 2021 dhe lidhen kryesisht me sjelljen, angazhimin politik dhe të drejtat e punonjësve të Gardës.

Sipas vendimit të ri, punonjësve të Gardës u ndalohet të mbështesin fushata politike, të kontribuojnë fizikisht apo financiarisht për parti, kandidatë apo organizata politike, si edhe të shprehin publikisht bindjet apo preferencat e tyre politike. Po ashtu, ndalohet pjesëmarrja në mbledhje dhe tubime të partive politike edhe kur punonjësi nuk është në shërbim.

Në ndryshimet e miratuara përcaktohet gjithashtu se efektivët e Gardës nuk mund të kandidojnë apo të zgjidhen në funksione politike pa hequr më parë dorë nga detyra. Një tjetër shtesë në rregullore është njohja e së drejtës së punonjësve të Gardës për t’u organizuar në sindikata, me qëllim mbrojtjen e interesave profesionale dhe të drejtave të tyre sipas legjislacionit në fuqi.

VKM-ja ngarkon Ministria e Punëve të Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e tij dhe hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Robert Ndrenika jeton i vetmuar, Erjon Veliaj i çonte bukën në shtëpi! Nora Malaj trondit të gjithë: Ja pse ia puthi duart në gjyq
Next Post: Lajm i ores se fundit – Trnditet Tirana, ngjarje e rende e oreve te vona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme

Shtyp këtu për të vazhduar