Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

E degjuat grabitjen e frikshme ne Kamze? Ish-prokurori nxjerr detajin trondites: Ata ishin…

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on E degjuat grabitjen e frikshme ne Kamze? Ish-prokurori nxjerr detajin trondites: Ata ishin…
Views: 5,004

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar grabitjen e ndodhur këtë të shtunë në një argjendari në Kamëz, duke deklaruar se autorët e ngjarjes kanë vepruar si profesionistë dhe se objekti dyshohet të jetë mbajtur nën vëzhgim prej kohësh.I ftuar në emisionin “Terminal” të gazetares Aurora Sulçe në A2CNN, Karanxha u shpreh se mënyra e organizimit dhe qetësia me të cilën kanë vepruar autorët tregojnë eksperiencë kriminale dhe planifikim të detajuar.

“Sipas veprimeve të para që shihen në pamjet filmike, ata janë shumë të saktë në veprimet që kryejnë. Nuk kanë qëlluar me armë, thjesht kanë marrë gjërat që donin. Duket që kanë kohë që e ruajnë objektivin dhe kanë gjetur momentin më të përshtatshëm”, deklaroi ish-prokurori.Karanxha ngriti edhe dyshime për mungesë vëmendjeje nga ana e policisë në terren në momentin kur është kryer grabitja.

“Ndoshta, pse jo, edhe në momentin që policia vendos gjobat, kur janë të angazhuar në dokumentimin e shkeljes administrative duke i bërë foto parkimit dysh, ndërkohë që nga ana tjetër këta kanë realizuar ngjarjen kriminale”, tha ai.Sipas ish-prokurorit, grabitja konsiderohet një goditje e rëndë edhe për shkak të rritjes së fortë të çmimit të floririt në treg gjatë viteve të fundit.“Kohët e fundit jemi në dijeni që është rritur edhe çmimi i floririt në treg. Është gati trefishuar krahasuar me 3-4 vite më parë. Kjo është një goditje e madhe”, u shpreh Karanxha.Policia po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje mbi vlerën e sendeve të grabitura.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Paralajmerimi URGJENT: Behuni gati, moti i keq mund te shkaktoje…Ja QARQET e rrezikuara
Next Post: Çitaku i reagon Kurtit: Marre po me vjen për ty! A e di ti për..?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme