Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Çitaku i reagon Kurtit: Marre po me vjen për ty! A e di ti për..?!

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on Çitaku i reagon Kurtit: Marre po me vjen për ty! A e di ti për..?!
Views: 594

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi që ky i fundit ka thënë se ‘’opozita ka nevojë për një goditje të re’’, duke thënë se asaj po i vjen ‘’marre’’ për Kurtin.Çitaku në postimin e saj, duke iu drejtuar Kurtit, ka thënë se pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, mësuesja për pagë që iua mundëson të kalojë muajin me dinjitet, mjeku për kushte për t’i trajtuar pacientët, e polici për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.

Postimi:Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një “goditje” të re.Sinqerisht, marre po më vjen për ty.Harroje opozitën për një moment.A e din për çka kanë nevojë qytetarët?Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet.Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.

Polici ka nevojë për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.Shërbyesit civilë kanë nevojë për kushte pune, jo për terror qeveritar.FSK ka nevojë për integrim në NATO.Bizneset kanë nevojë për qeveri që ua mundëson zhvillimin, jo që i lufton.Mediat kanë nevojë për liri.Këto janë hallet e qytetarëve.Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo “goditjet” politike.Keq, Albin. Keq.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E degjuat grabitjen e frikshme ne Kamze? Ish-prokurori nxjerr detajin trondites: Ata ishin…
Next Post: Lushtaku shkruan: Nuk është e lehtë për mua…, por ishalla na…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme