Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Trump jep njoftimin e papritur: “Shihet vija e finishit”, lufta mbyllet për 3 javë – Ja plani që përfshin edhe Iranin!

Posted on April 1, 2026 By admin No Comments on Trump jep njoftimin e papritur: “Shihet vija e finishit”, lufta mbyllet për 3 javë – Ja plani që përfshin edhe Iranin!
Post Views: 1,768

Këtë mëngjes të mërkure dhe mbrëmjen e së martës tregjet u rimëkëmbën, pas komenteve optimiste të bëra nga Uashingtoni. Me pretendimet se lufta në Lindjen e Mesme mund të përfundojë brenda pak javësh, megjithëse Teherani tha se ishte i përgjatitur për një luftë shumë më të gjatë.

Më konkretisht sipar raporetimit të CNN, Donald Trump, tha të martën se lufta mund të përfundojë brenda dy ose tre javësh nëse arrihet një marrëveshje. Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha gjithashtu se SHBA-të po i arrijnë objektivat e tyre të luftës më herët se sa ishte planifikuar dhe se “ne mund ta shohim vijën e finishit”.

Kjo pasi Trump në një deklaratë të mëparshme tha se do të ishte i gatshëm ti jepte fund luftës, edhe pa hapur ngushticën e Hormuzit.

Nga ana tjetër, Irani ka një mendim të ndryshëm nga presidenti amerikan, pasi ministri i jashtëm i vendit tha ditën e djeshme se vendi është i përgatitur për të paktën gjashtë muaj luftë dhe se Teherani nuk është në negociata të drejtpërdrejta me Uashingtonin, në kundërshtim me pretendimet e Trump.

Megjithatë, ai tha se kishte mesazhe nga Steve Witkoff, i dërguari i SHBA-së në Lindjen e Mesme, dhe se SHBA-ja dhe Irani kanë komunikuar në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve. Ndërkohë, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij është gati të ndalojë luftimet, me kusht që të dijë se nuk do të sulmohet përsëri.

Ndërkohë Kina dhe Pakistani kanë përgatitur një plan me 5 pika për përfundimin e luftës.

E bashkë me bisedimet diplomatike vazhdojnë edhe sulmet. Ku depot e karburantit të Aeroportit Ndërkombëtar të Kuvajtit u shënjestruan nga një sulm me dron iranian, duke shkaktuar një zjarr masiv.

Bahreini gjithashtu punoi për të shuar një zjarr në një objekt të kompanisë pas një sulmi me dron iranian. Ndërkohë, një kompani transporti detar raportoi se një nga tankerët e saj u godit nga një “predhë e panjohur” 17 milje detare në veri të Dohas, Katar.

Ushtria izraelite tha se po interceptonte një raketë të lëshuar nga Jemeni drejt territorit të saj të mërkurën në mëngjes. Jemeni është strehë e rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani, të cilët hynë në konfliktin e Lindjes së Mesme për herë të parë të shtunën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Interesting

Post navigation

Previous Post: Rrëzohet avioni me më shumë se 110 persona në bord, akoma nuk dihet sa…(video)
Next Post: Urdhri i prerë nga Teherani: Nga e mërkura godasim 18 kompanitë më të fuqishme të SHBA! (LISTA)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme