Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez.
Sipas tij, njësitë ushtarake kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet numri i viktimave apo shkaqet e aksidentit.
Avioni i përfshirë në incident ishte një C-130 Hercules dhe aksidenti ndodhi në zonën e Puerto Leguízamo, pranë kufirit me Peru.
Ministri Sanchez u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të prekurve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE