E marta përkon me një nga ditët kur Top Channel transmeton Prime-n e “Big Brother Vip Albania”, ndërsa sonte transmetimi i këtij programi televiziv është pezulluar për shkak të ndeshjes Kosovë-Turqi.
Produksioni ka bërë me dije paraprakisht se prime i radhës për “BBVA5” do të transmetohet ditën e nesërme, në mënyrë që të zëvendësohet mungesa e sotme.
Axhenda e programacionit të këtij kanali televiziv ndryshoi për shkak se Top Channel zgjodhi që të transmetonte mbrëmjen e sotme përballjen historike Kosovë-Turqi, ku secila prej skuadrave po luan me “gjak e shpirt” për të siguruar një vend në Botëror.
Ndaj ditën e nesërme pritet që të transmetohet live në “Top Channel” prime i radhës i “BBVA5”.
Kujtojmë se në nominim kokë më kokë janë Edisa, Mali dhe Shëndriti. Njëri prej tyre pritet të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format televiziv. Se kush do të lërë shtëpinë e “BBVA5” këtë do e mësojmë të nesërmen në prime.