Çmimi i naftës/ Rama: Nëse heqim taksën e qarkullimit, ndodh kjo gjë shqetësuese…
Lidhur me çmimin e naftës që është edhe shqetësim kryesor për qytetarët e jo vetëm, kryeministri tha se çmimi është rritur kudo.
Ai tha se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte rritjen e katërfishtë të çmimit.
“Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, o të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht.
Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës”, tha Rama.