Views: 0
Në burgjet shqiptare po ngrihen dyshime për një realitet paralel që zhvillohet larg syve të publikut dhe institucioneve. Nga festat luksoze deri tek hyrja e eskortave dhe qarkullimi i parave të pista, dyshohet se krimi i organizuar po përdor lidhje të forta për të kontrolluar edhe ambientet e vuajtjes së dënimit.
Në këtë intervistë flitet për mënyrën se si funksionojnë këto rrjete, si prezantohen vajzat që futen në sistem dhe pse filtrat e sigurisë dyshohet se dështojnë vazhdimisht.
Ekspertët analizojnë gjithashtu gjurmimin e parave, lidhjet me botën e krimit dhe mekanizmat që mund të çojnë tek identifikimi i personave të përfshirë.