Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Izraeli arreston bamiresin e njohur shqiptar, reagon me urgjence Ministria e Jashtme e Shqiperise

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on Izraeli arreston bamiresin e njohur shqiptar, reagon me urgjence Ministria e Jashtme e Shqiperise
Views: 0

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, pjesë e flotiljes humanitare “Sumud” me destinacion Gazën, është arrestuar nga autoritetet izraelite në ujërat ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, rasti është marrë në ndjekje përmes kanaleve diplomatike, me qëllim sigurimin e informacionit dhe garantimin e të drejtave të shtetasit shqiptar.

Goxhaj ishte pjesë e një misioni humanitar që synonte dërgimin e ndihmave në Gaza, ndërsa arrestimi i tij ka ndodhur gjatë lundrimit të flotiljes “Sumud”.

Ministria thekson se është në komunikim me autoritetet izraelite dhe po kërkon informacion të plotë mbi rrethanat e ndalimit, si dhe sigurimin e aksesit konsullor në përputhje me konventat ndërkombëtare.

Po ashtu, institucioni ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e Goxhajt dhe po e ndjek çështjen me prioritet.

Reagimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është vënë në dijeni për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili ndodhet në bordin e flotiljes “Sumud”.

Përmes kanaleve diplomatike, Ministria është vënë prej momentit të parë në komunikim me autoritetet izraelite kompetente për të siguruar informacion të plotë mbi situatën dhe për të garantuar respektimin e të drejtave të shtetasit shqiptar, përfshirë aksesin konsullor, në përputhje me praktikat dhe konventat ndërkombëtare.

Ministria po e ndjek çështjen me prioritet të plotë dhe mbetet në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e zotit Goxhaj, si dhe do të informojë në vijim mbi procedurat e mëtejshme që pritet të ndërmerren.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Tragjedi e madhe! Su*lm me armë brenda xhamisë, vriten 2 persona dhe pla*gosen…
Next Post: Eksperti nxjerr te dhenat e bujshme! Si prezantohen dhe sa para marrin vajzat e ekranit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme