Vuani nga dhimbja e kockave? “Urgjent” hiqni dorë nga këto ushqime
Dhimbjet e kockave dhe kyçeve janë bërë një problem shumë i përhapur, sidomos pas moshës 40-vjeçare. Ekspertët paralajmërojnë se disa ushqime të përditshme mund ta përkeqësojnë ndjeshëm gjendjen dhe inflamacionin në trup.
Sipas specialistëve, nëse vuani nga dhimbjet e kockave, duhet të kufizoni sa më shumë këto ushqime:
Ushqimet e përpunuara dhe fast-food
Pijet me shumë sheqer
Kripa në sasi të tepërt
Mishrat e përpunuar si sallamet dhe suxhuku
Ëmbëlsirat dhe produktet me sheqer të lartë
Alkooli dhe pijet e gazuara
Këto produkte mund të ndikojnë në inflamacion, dobësimin e kockave dhe shtimin e dhimbjeve me kalimin e kohës.
Në vend të tyre, mjekët rekomandojnë ushqime të pasura me kalcium, vitaminë D dhe omega-3, si:
Peshku
Arrat
Perimet jeshile
Kosi dhe produktet e bulmetit
Vezët
Një regjim më i shëndetshëm ushqimor dhe aktiviteti fizik i rregullt mund të ndihmojnë shumë në forcimin e kockave dhe uljen e dhimbjeve.