Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Vr*tet 21 vjeçari shqiptar, plgoset 25-vjeçarja, policia hetim mbi disa pista (Foto/EMRI)

Posted on April 23, 2026 By admin No Comments on Vr*tet 21 vjeçari shqiptar, plgoset 25-vjeçarja, policia hetim mbi disa pista (Foto/EMRI)
Post Views: 1,744

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Helsingborg të Suedisë, ku një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, duke vënë në alarm autoritetet lokale, të cilat kanë rrethuar menjëherë zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Gjatë sulmit, është plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe, e cila ndodhej në shoqërinë e viktimës. Sipas policisë suedeze, deri tani nuk ka persona të identifikuar apo të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

Mediat suedeze dhe ato shqiptare raportojnë se viktima është Mateo Llupi, 21 vjeç, me origjinë nga Fieri, i cili jetonte prej vitesh në Suedi së bashku me familjen e tij.

Ndërkohë, trupi i të riut është transportuar drejt Shqipërisë dhe ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku familja Llupi ka hapur dyert e mortit. Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit pritet të zhvillohet ditën e premte.

Interesting

Post navigation

Previous Post: LAJM I KEQ! BE miraton hapin vendimtar për anëtarsim, ngec Shqipëria?
Next Post: E rëndë në Tiranë, 28-vjeçarja gjendet pa shenja jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme