Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

U shkri Komisariati i Sarandës dhe përfundoi në pranga shefi i policisë, por zbulohet e verteta tronditese qe ndryshon gjithcka

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on U shkri Komisariati i Sarandës dhe përfundoi në pranga shefi i policisë, por zbulohet e verteta tronditese qe ndryshon gjithcka
Views: 1,339

Një operacion i zhvilluar nga Policia e Shtetit në Sarandë ka çuar në arrestimin e 8 shtetasve që punonin në një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 të qytetit, ndërsa janë ndaluar edhe 4 punonjës policie të dyshuar për shpërdorim detyre dhe mosveprim ndaj paligjshmërisë.Mes tyre ishte edhe shefi i policisë Sarandë Gëzim Bashllari. ndërkohë u ndaluan: Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve; Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin; Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.

U shkri Komisariati i Sarandës dhe përfundoi në pranga shefi iNdërkohë duket se ndërtimi pa leje që “shkriu” komisariatin e Sarandës, në fakt rezulton të jetë me leje.
Në plazhin që ndodhej para tokës së shtetases Arjola Bajo (Dhrami), ka ekzistuar edhe vitin e kaluar një plazh me leje nga Agjensia e Bregdetit, në të cilin ka qenë i ndërtuar edhe një Beach Bar, i cili kishte leje nga KKTU me nr. 52 datë 28.05.2025, konkretisht “Leje për strukturë shërbimi në stacionet e plazhit për objektin: Strukturë shërbimi”, kjo në funksion të parcelës së plazhit me nr. SR-41 me sipërfaqje 389 m2. Madje sipas burimeve, në leje përcaktohej përveç Beach Bar-it, edhe platformë sistemimi me sipërfaqje 110 m2.

Zonja Bajo, e cila ndodhet në kërkim dhe që jeton jashtë vendit pasi është emigrante, është deklaruar e gatshme të japë shpjegime mbi rastin, ndërsa pretendon se në zonë thjehstë po bëheshin sistemimet e fundit para nisjes ssë sezonit të ri turistik. Bajo e ka trashëguar tokën me sipërfaqje 1200 m2 pranë plazhit në 1999, pasi babai i saj ndërroi jetë.

Plazhi dhe Beach Bari kanë mbajtur emrin “Azur Beach Bar” dhe kanë funksionuar si të tillë gjatë gjithë sezonit veror 2025, duke pasur fluks pushuesish.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Shmangni sulmin ose atakun në zemër : Ja 8 zakonet që kurrë nuk duhet t’i injoroni
Next Post: E fundit! Qeveria merr vendimin, rriten papritur shumë më tepër se pritej pensioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • “MOS MA PREK FLAMURIN!”/ Arvanitasi shqiptar përplaset ashpër me ekstremistët grekë të “Vorio Epirit”
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme