Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi Spanjën ku një 2-vjeçare ka humbur jetën pasi u harrua në makinë nga babai i saj.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës, kur burri e kishte çuar fëmijën e tij të madh në shkollë atë mëngjes dhe do të linte fëmijën e vogël në çerdhe. Por ai u shpërqendrua nga një telefonatë e në vend që të shkonte në çerdhe, ai shkoi në punë, duke harruar vajzën në makinë.
Ngjarja e rëndë u zbulua pas alarmit të mamasë së vogëlushes e cila atë pasdite kur nëna e vajzës shkoi ta merrte nga çerdhja në orën 3 të pasdites edukatoret i thanë se nuk e kishin lënë atë mëngjes.
Duke kuptuar se çfarë kishte ndodhur, prindërit telefonuan shërbimet e urgjencës dhe vajza u dërgua në një qendër shëndetësore në qytetin e afërt të Bertamiráns, ku u shpall e vdekur.
Ndërsa policia vijon hetimet për incidentin dhe familja po merr mbështetje psikologjike.
Sakaq, mësohet se këshilli i qytetit të Brión shpalli dy ditë zie për vajzën dhe tha se një minutë heshtje do të mbahet në kujtim të saj të premten.