Views: 561
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se ka dorëzuar padi për shpifje ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas deklaratave që i cilësoi si të pavërteta dhe tendencioze ndaj tij.
Lushtaku tha se padia është dorëzuar sot përmes avokatit të tij dhe se nuk do të lejojë që emri, kontributi dhe dinjiteti i tij të përdoren për “propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”.