Rritja e çmimit të naftës/ Rama lëshon paralajmërimin: Nuk do të rrime duarkryq! Shteti…

Views: 2

Rritja e çmimit të naftës/ Rama lëshon paralajmërimin: Nuk do të rrime duarkryq! Shteti…

Kryeministri Edi Rama tha rritja e çmimeve do të monitorohet përmes kontrolleve dhe verifikimeve të vazhdueshme në treg.

Në podkastin e tij “Flasim”, Rama u shpreh se do të krijohet një mekanizëm shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, me qëllim stabilizimin e tregut.

“Nuk do të rrimë duarkryq përballë kësaj situate dhe siç e kam deklaruar në fakt kohë më parë, jemi sot edhe për shkak të kushteve të kësaj krize të papritur në momentin kur do finalizojmë

krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut, do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit,

si dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet shumë të rëndësishëm siç është garancia sovrane”, tha Rama.

Leave a Comment