Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje! Ja ndryshimet e reja

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Privatizimi i banesave shtetërore, pritet të përfitojnë mbi 2 mijë familje! Ja ndryshimet e reja
Views: 378

Mbi 2 mijë familje në rang vendi pritet të përfitojnë nga privatizimi i banesave shtetërore.

Me ndryshimet e reja të miratuara nga qeveria janë zgjeruar dhe kategoritë përfituese, lehtësuar dokumentacionet si dhe për të përshpejtuar mbylljen e dosjeve të vjetra edhe për të zgjidhur rastet që kanë mbetur pezull prej vitesh.

Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën e llogaritjes së sipërfaqes “mbi normë”. Deri tani, sipërfaqja shtesë mbi normat e strehimit paguhej me çmimin e tregut, ndërsa me vendimin e ri ajo do të llogaritet mbi bazën e “kostos aktuale të ndërtimit”. Në praktikë kjo pritet të ulë ndjeshëm faturën për familjet që disponojnë apartamente më të mëdha se norma e përcaktuar.

Vendimi i ri synon të zgjidhë edhe problemet me banesat që nuk kanë dokumentacion të plotë pronësie. Bashkitë do të mund të nisin procedurat e privatizimit edhe në rastet kur mungon informacioni mbi titullin e pronësisë. Në këto raste, Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të përditësojë statusin juridik të pasurisë si “pronë shtet”, duke hapur rrugën për kalimin e saj në privatizim.

Ky mekanizëm pritet të zhbllokojë qindra raste që kanë mbetur pezull për vite për shkak të mungesës së dokumenteve të pronësisë.

Vendimi i qeverisë parashikon edhe kosto të reja operative. Për banesat që privatizohen nga Enti Kombëtar i Banesave, qytetarët do të paguajnë 4 për qind të vlerës së privatizimit si shpenzim operacional për EKB-në. Po ashtu, përfituesit duhet të paguajnë paraprakisht si shpenzimet administrative ashtu edhe ato operacionale para nënshkrimit të kontratës.

Vendimi i miratuar nga Këshilli i Ministrave krijon mundësinë që familjet të kryejnë procedurat pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të finalizuar privatizimin e apartamenteve të tyre./ Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Interesting

Post navigation

Previous Post: TRONDITET QEVERIA, Balluku FUNDOS Ramën? Vjen ULTIMATUMI nga Washingtoni
Next Post: “Dashuri dhe urrejtje” mes Ramës dhe Spiropalit ? Kryeministri i tregon publikisht vijën e kuqe ish-ministres së tij: Ta dijë mirë që unë do ta…(INTERVISTA)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme