KRIZË INSTITUCIONALE NË KOSOVË: DËSHTON ZGJEDHJA E PRESIDENTIT, SHKOHET NË ZGJEDHJE TË REJA
Kosova përballet me një situatë të re politike pasi Kuvendi ka dështuar të zgjedhë Presidentin e vendit brenda afateve kushtetuese. Në këto rrethana, sipas Kushtetutës, Kuvendi shpërndahet automatikisht, duke hapur rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga dita e shpërndarjes së Kuvendit, një afat i përcaktuar qartë për të shmangur zvarritjen e krizës institucionale.
Në mungesë të një Presidenti të zgjedhur – sidomos kur edhe mandatit të presidentit paraprak i ka përfunduar – funksionet e kreut të shtetit i merr Kryetari i Kuvendit, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit. Pikërisht ai ka kompetencën kushtetuese për të shpallur datën e zgjedhjeve të reja dhe për të garantuar vazhdimësinë institucionale.
Situata të tilla mund të lindin edhe në raste të tjera kur posti i Presidentit mbetet vakant, si dorëheqja, shkarkimi apo pamundësia për ushtrimin e detyrës. Megjithatë, në rastin konkret, dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin drejtpërdrejt në zgjedhje të reja.
Kjo zhvillim pritet të ndikojë ndjeshëm në skenën politike, ndërsa partitë tashmë përgatiten për një tjetër përballje elektorale në një afat të shkurtër.