Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Politikanët mos arrestohen? LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr vendimin e papritur…

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Politikanët mos arrestohen? LAJM I FUNDIT: Gjykata e Lartë merr vendimin e papritur…
Post Views: 1,741

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të hënë të ndryshojë praktikën e deritanishme gjyqësore lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg”, duke theksuar edhe një herë karakterin përjashtimor të kësaj mase dhe nevojën që ajo të përdoret vetëm në raste të mirëarsyetuara dhe të individualizuara.

Na ndiq në Instagram
Në vendimin e saj, Kolegjet e Bashkuara janë shprehur mbi kërkesën e Prokurorisë së Apelit për rastin e shtetasit Bektesh Zeneli, duke rrëzuar rekursin e prokurorisë dhe duke lënë në fuqi masën e mëparshme “arrest në shtëpi”. Pikërisht ky rast ka shërbyer edhe si shkak për thirrjen e Kolegjeve të Bashkuara dhe për unifikimin e qëndrimit gjyqësor.

Ky vendim i Kolegjeve të Bashkuara nuk ka fuqi prapavepruese, megjithëse sjell ndryshim të pjesshëm të vendimit unifikues nr. 7, të vitit 2011, i cili përcakton kriteret dhe kushtet për aplikimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Pasi vendimi të botohet në Fletoren Zyrtare, ai do të shërbejë si standard orientues për praktikën gjyqësore në vijim. Në këtë kuadër, gjykatat, kur vendosin masën “arrest në burg”, janë të detyruara të arsyetojnë në mënyrë të posaçme dhe të individualizuar pse masat e tjera më të lehta të sigurimit konsiderohen të papërshtatshme për rastin konkret.

Në thelb, vendimi forcon parimin se “arresti në burg” mbetet masë përjashtimore dhe duhet të përdoret vetëm kur masat alternative nuk garantojnë mjaftueshëm qëllimet e sigurimit, duke kërkuar një analizë më të thelluar dhe të lidhur drejtpërdrejt me rrethanat e personit dhe veprës penale.

Interesting

Post navigation

Previous Post: ” Burrin e kam nga Libani, shume eshte i mire, gjithqka me blen, kartelen e bankes ma len, ma din vleren shume dhe per ata nuk…”
Next Post: “Temperatura në diell shkon 48 gradë”/ Sinoptikania tregon surpirzat e motit, çfarë na pret…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme