Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pasi automjeti i tyre u përplas me një elefant në një park kombëtar në veriperëndim të Ugandës, kanë thënë autoritetet.
Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje në Parkun Kombëtar Murchison Falls, kur një minibus që po udhëtonte nga qyteti Arua drejt kryeqytetit Kampala goditi një elefant që po kalonte rrugën dhe humbi kontrollin.
Policia tha se tre persona vdiqën në vend, ndërsa katër të tjerë, përfshirë shoferin, u plagosën.
Në automjet ndodheshin shtatë punonjës të autoritetit tatimor të Ugandës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë kalimit në zona të mbrojtura, ku kafshët e egra kalojnë shpesh rrugën.
Agjencia për mbrojtjen e faunës ka theksuar se incidente të tilla po ndodhin gjithnjë e më shpesh për shkak të trafikut dhe shpejtësisë së lartë në këto zona./cbsnews.com