Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Pensionet në Greqi, kosto miliardëshe për 1.5 milionë shqiptarë

Posted on May 2, 2026 By admin No Comments on Pensionet në Greqi, kosto miliardëshe për 1.5 milionë shqiptarë
Post Views: 1,774

Çështja e pensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë është bërë një nga temat më të diskutuara vitet e fundit, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Sipas vlerësimeve, bëhet fjalë për rreth 1.5 milionë shqiptarë që kanë jetuar apo jetojnë në shtetin grek, duke kontribuar në ekonominë dhe sistemin e sigurimeve shoqërore.

Qeveria shqiptare, po vijon bisedimet me shtetin fqinj për njohjen e kontributeve. Eksperti i ekonomisë Leons Hasani, thotë për SCAN, se kjo çështje duhet të marrë zgjidhje sa më parë. Sipas tij, Greqia po heziton të njohë plotësisht këto kontribute për efekt pensioni, vetëm sepse përbën një ngarkesë të konsiderueshme financiare për buxhetin.

Sistemi i pensioneve në Greqi ka hasur vështirësi edhe në të kaluarën, veçanërisht gjatë krizës ekonomike, dhe shtimi i një numri të madh përfituesish të rinj do ta rëndonte edhe më shumë këtë sistem.

Nga ana tjetër, për emigrantët shqiptarë, njohja e pensioneve nuk është privilegj, por një e drejtë e fituar me punë.

Zgjidhja e kësaj çështjeje kërkon bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Një marrëveshje e tillë do të balanconte interesat ekonomike të Greqisë me të drejtat legjitime të emigrantëve shqiptarë, duke krijuar një model bashkëpunimi që i shërben të dyja palëve. Aktualisht Shqipëria ka 21 marrëveshje për njohjen e kontributeve ku 10 janë shtete pjesë e BE. Së fundi ishte Polonia, një ndër vendet me të cilat u nënshkrua marrëveshja për pensionet. /tvscan.al

Interesting

Post navigation

Previous Post: E rëndë në Vlorë, gjendet një person i varur në kullën e vrojtimit të plazhit
Next Post: Po Grekët aty??? Zbulimi që po habit botën, 13-vjeçari gjen rastësisht në fushë një

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme