Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Pas dy fëmijëve në Durrës! Aksident në Peqin, thuhet se 3 persona kanë

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on Pas dy fëmijëve në Durrës! Aksident në Peqin, thuhet se 3 persona kanë
Post Views: 2,092

Një tjetër aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në aksin kombëtar Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Raportohet se, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka mbërritur në vend dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është shoqëruar me vështirësi të përkohshme.

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel, më 3 maj, në lagjen nr. 15 në Durrës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy fëmijë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fëmijët janë të moshës 10 deri në 13 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, të miturit ishin ulur në anë të rrugës, kur makina është drejtuar drejt tyre, duke shkaktuar ngjarjen tragjike. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kënetës, në qytetin bregdetar.

Drejtuesi i mjetit, banor i zonës, është arrestuar nga policia, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident tragjik në Durrës, automjeti përplas tre

“Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Autori i aksidentit tragjik në Durrës dëshmon para policisë: Më vr*sni, nuk meritoj të jetoj
Next Post: Provokoi policët me tre gishta në Leposaviq, por më pas serbët i ndodhi më e keqja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme