Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Njeriu i besuar i Ramës paraqitet në SPAK

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on Njeriu i besuar i Ramës paraqitet në SPAK
Views: 522

Kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Tafa u emërua pak kohë pas shkarkimit të ish-drejtoreshës Mirlinda Karçanaj.

Tafa më parë ka mbajtur postin e drejtorit në Autoritetin Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, njeri i besuar i kryeministrit Rama, që ka menaxhuar miliona lekë në këtë institucion.

Deri më tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të pranisë së tij, ndërsa nga organi i akuzës nuk ka ende një reagim lidhur me këtë zhvillim.

Burime pranë hetimit nuk kanë dhënë detaje mbi natyrën e paraqitjes së Tafës në SPAK, duke lënë të paqartë nëse ai është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni, dëshmitarit apo në një status tjetër procedural. Rasti ka ngjallur interes për shkak të rolit të rëndësishëm që ai mban aktualisht në administratën shtetërore.

Tafa mori drejtimin e AKSHI-t vetëm pak kohë më parë, pas ndryshimeve në krye të institucionit që menaxhon sistemet elektronike dhe zhvillimet digjitale të administratës publike.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë paraqitje dhe nëse ajo lidhet me ndonjë hetim apo procedurë konkrete të SPAK.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Ngjarje e rëndë në kryeqytet, gjendet i vdekur një person
Next Post: Meteorologia Porja: Ja çfarë parashikohet për muajin maj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme