Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Një emigrant shqiptar humb jetën nga një aksident në Greqi

Posted on May 24, 2026 By admin No Comments on Një emigrant shqiptar humb jetën nga një aksident në Greqi
Views: 2,974

Humb jetën në aksident në Greqi 55-vjeçari shqiptar, u përplas nga kamioni teksa lëvizte me biçikletë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën “Pirgos Ilias”, në Peloponez.

Sipas informacioneve nga policia greke, viktima është 55-vjeçari Fatmir Dyrmishi, i cili po lëvizte me biçikletë në një kryqëzim pranë hyrjes së qytetit, kur në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht, është përplasur nga një kamion.

Për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja, shqiptari është transportuar me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit për procedurat përkatëse, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Ndërkohë, drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme hetimore.

Mësohet se 55-vjeçari jetonte i vetëm në zonën e Pirgos, ndërsa familja e tij ndodhet në Shqipëri.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë. noa

Interesting

Post navigation

Previous Post: LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Kadri Veselin
Next Post: Të paktën 28 ​​të v dekur nga shembja e një miniere të pal igjshme ari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme