Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ngjarje e rëndë në Tiranë

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on Ngjarje e rëndë në Tiranë
Post Views: 700

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Porcelani, ku shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur në katin e dytë të një pallati.

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në apartament, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Zhurma e fortë ka shqetësuar banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, si dhe për të përcaktuar llojin e lëndës plasëse të përdorur.

Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur tritol, ndërsa grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të mundshme.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Del ne drite SEKRETI trondites i Moza Ahmetit. Zbulohet e fshehta e saj me Edi Ramen (Detajet)
Next Post: Studenjta e mjekësisë gjendet e pajetë në shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme