Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Moti i keq në fundjavë/ IGJEO lëshon paralajmërimin: Rrezik për përmbytje në këto qytete…

Posted on May 17, 2026 By admin No Comments on Moti i keq në fundjavë/ IGJEO lëshon paralajmërimin: Rrezik për përmbytje në këto qytete…
Views: 796

Era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.Si pasojë e erës së fortë, në zonën e Plepave disa pemë janë rrëzuar, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.Por nga moti i keq dhe reshjet intensive janë përfshirë shtatë qarqe të vendit, Shkodra, Kukësi, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan janë përfshirë nga reshje mesatare deri intensive.

Sipas buletinit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet në këto qarqe janë edhe në formën e shtrëngatave dhe shoqërohen nga rrufe.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, IGJEO jep alarmin se shtrëngatat mund në krijojnë probleme si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve, sidomos në qarqet Durrës, Shkodër apo Lezhë.

Era e fortë parashikohet të vijojë edhe në orët në vijim të kësaj të shtune dhe gjatë natës, kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa të dielën parashikohet të ulet intensiteti i saj dhe do jetë kryesisht një erë e lehtë deri mesatare.

Ndërkohë që reshjet e shiut gjatë të dielës parashikohet të jenë të dobëta në të gjitha qarqet. Për shkak të reshjeve dhe lagështisë në ajër temperaturat kanë pësuar ulje me disa gradë.

Sipas IGJEO, vlerat të dielën do të arrijnë në 20 gardë Celsius në zonat e ulëta ndërsa vlerat minimale do të zbresin në 6 gardë Celsius në zonat malore.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Aksident i RËNDË! Përplasen 3 makina, 11 persona të plagosur
Next Post: Vazhdon ‘furtuna’ në Polici/ Ja SHEFI i ri në krye të Rrugores në qytetin…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme