Qeveria Rama ka miratuara rritje e pagave për disa kategori punonjësish, duke nisur nga institucionet arsimore, policia e shtetit dhe duke përfunduar tek ushtarakët.
Përvec mësuesve, gjithashtu u miratua rritja e pagave të ushtarakëve dhe dhënia e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, të “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.
– Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
– Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë së Shtetit”, njofton qeveria Rama.