Skualifikimi i Malborës: “Shkelje rregullash” apo pasojë e skenave në dush?
Një vendim i papritur i produksionit ka tronditur ndjekësit e formatit së fundmi, duke i dhënë fund rrugëtimit të Malborës në mënyrë të menjëhershme. Përmes një zarfi të zi, siç është bërë traditë në situata të tilla tensioni, banorëve dhe publikut iu komunikua se arsyeja e këtij largimi lidhej me “shkelje të përsëritura të rregullave”. Megjithatë, pikërisht kjo frazë e përgjithshme, pa specifikuar detaje konkrete, ka ndezur një valë aludimesh në rrjet.
