Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lista e plotë/ Lot, lëndime dhe një rikthimi historik, ky është Brazili i Botërorit 2026!

Posted on May 19, 2026 By admin No Comments on Lista e plotë/ Lot, lëndime dhe një rikthimi historik, ky është Brazili i Botërorit 2026!
Views: 0

Në një ceremoni të mbajtur në “Muzeun e së Nesërmes” në Rio de Janeiro, trajneri Carlo Ancelotti ka shpallur listën zyrtare me 26 lojtarë të Kombëtares së Brazilit për Kupën e Botës 2026.Lista e shumëpritur solli emra të njohur, rikthime të bujshme, por edhe lajme të hidhura për shkak të dëmtimeve që kanë goditur “Seleção”-n në prag të turneut.Kryefjala e kësaj liste padyshim është rikthimi i Neymar Jr. Pas dy vitesh e gjysmë mungesë, sulmuesi i rikthyer te Santos do të veshë sërish fanellën e verdhegjelbër. Neymar pësoi një dëmtim të rëndë të ligamenteve dhe meniskut në tetor të vitit 2023 kundër Uruguajit, i cili dukej se do t’i jepte fund karrierës së tij ndërkombëtare. Megjithatë, forma e tij e shkëlqyer pas rikthimit, e kurorëzuar me 6 gola dhe 3 asiste në 13 ndeshje, ka bindur Ancelottin t’i besojë një biletë për në Botëror. Sipas mediave braziliane, vetë lojtarët e kanë kërkuar praninë e tij, duke argumentuar se Neymar shërben si një “mburojë” që tërheq presionin mediatik dhe çliron pjesën tjetër të skuadrës.

Nga ana tjetër, fati nuk ka qenë njëlloj bujar me të gjithë. Brazili do të udhëtojë drejt SHBA-së pa disa nga yjet e tij të sigurt për shkak të lëndimeve. Éder Militão, Rodrygo dhe talenti 19-vjeçar i Chelsea-t, Estêvão, do të humbasin turneun. Rodrygo pësoi një lëndim serioz në gju në muajin mars që e mbylli vitin për të, ndërsa Estêvão, një i preferuar i hapur i Ancelottit dhe titullar i pritshëm, u ndal nga një dëmtim muskulor në kofshë gjatë prillit. Këtyre mungesave masive i shtohet edhe veterani Thiago Silva, i cili mbetet përfundimisht jashtë, duke shënuar kështu mbylljen e një epoke të artë për mbrojtjen braziliane. Për arsye tekniko-sportive, u lanë jashtë edhe Joelinton, Lucas Beraldo dhe Vitor Roque.

Pavarësisht kësaj, boshti i skuadrës mbetet i frikshëm dhe është ndërtuar rreth lojtarëve që janë tashmë shtylla të ekipit. Vinícius Jr., në formën më të mirë të karrierës së tij, mbetet ylli absolut dhe lideri i sulmit. Atij i bashkohen emra të konfirmuar si Raphinha, Marquinhos, Alisson, Bruno Guimarães dhe Casemiro. Pjesë e listës është edhe mesfushori i Botafogo-s, Danilo, i cili fitoi vendin e tij pas një performance fantastike në miqësoren ndaj Kroacisë.

Brazili shkon në këtë Botëror me ëndrrën e titullit të gjashtë, por përballet me një paradoks të qartë: dëmtimi i lojtarit më premtues të gjeneratës së re, Estêvão, i ka hapur rrugën rikthimit të yllit të gjeneratës së vjetër, Neymar. “Seleção” do të nisë rrugëtimin e saj në Grupin C me një përballje të zjarrtë kundër Marokut në “MetLife Stadium”, duke kërkuar ekuilibrin perfekt mes së shkuarës dhe së ardhmes.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Sapo u njoftua/ Çfarë pritet pas 24 orësh nga Bashkimi Europian
Next Post: Tragjedi e madhe! Su*lm me armë brenda xhamisë, vriten 2 persona dhe pla*gosen…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme