Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LAJMI I FUNDIT/ Bordi i Transparencës rrit sërish karburantet, çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Posted on May 13, 2026 By admin No Comments on LAJMI I FUNDIT/ Bordi i Transparencës rrit sërish karburantet, çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që hyjnë në fuqi më 13 maj 2026 në orën 18:00.

Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë i naftës është caktuar jo më shumë se 201 lekë për litër, nga 197 lekë që ishte më parë. Kjo përbën një rritje me 4 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina është rritur në 187 lekë për litër nga 182 lekë më herët, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh.

Çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës, ku mund të ketë ndryshime të tjera.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transparencës në datë 13 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 201 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 189 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 13 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë për llogaritjen e çmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.

Parashqevi Simaku surprizon Mimoza Ahmetin në Ferma VIP (Video)
Çfarë ka ndodhur? Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë (Foto)
Ultimatum për Edi Ramën! Dil nga zyra për 7 ditë, ndryshe e hëngre si Maduro!
Përplasi për vdekje pensionistin italian dhe u largua, analizat zbulojnë alkool dhe gjurmë kokaine në gjakun e biznesmenit shqiptar
Ndodh sërish! ALARM në kroçerën luksoze, dhjetëra pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi preken nga hantavirusi

Interesting

Post navigation

Previous Post: Kryeministri Rama niset me urgjencë drejt Gjermanisë
Next Post: Këto shenja të horoskopit do të kenë fillime të reja pas pak ditësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme