Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

LAJM I MIRË për pensionet në Shqipëri/ Kush mund të “shpëtojë” deri 500 euro në muaj…

Posted on May 15, 2026 By admin No Comments on LAJM I MIRË për pensionet në Shqipëri/ Kush mund të “shpëtojë” deri 500 euro në muaj…
Views: 5,616

Çdo individ që kontribuon në skemat private të pensioneve, lehtësohet nga tatimi që paguan mbi të ardhurat nga punësimi.

Referuar udhëzimi të ri të Ministrisë së Financave “shuma që zbritet nga paga dhe derdhet nga punëdhënësi apo punëmarrësi në fondet e pensionit vullnetar si kontribut i punonjësit, zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt tatimi.

Konkretisht nëse një individ ka një pagë mujore 1 mijë euro në muaj, dhe 100 euro i ndan si kontribut në fondin e pensione private, paga e tij do të tatohet në nivelin e 900 eurove.

Po ashtu, në udhëzim thuhet se kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Por po ashtu, përcaktohet se shuma që zbritet nga paga si kontribut për punëmarrësin në fondet e pensionit vullnetar nuk duhet të jetë më e madhe se paga minimale në shkallë vendi. Pra e thënë ndryshe, pavarësisht sa e ka pagën, çdo i punësuar mund të “shpëtojë” dhe ta derdhë si kontribut për pension privat, maksimumi 500 euro në muaj.

Për zbritjet e bëra, punëdhënësi duhet të disponojë dokumentacion justifikues, si: Kontratën e lidhur me fondin e pensionit vullnetar dhe Vërtetimin/dokument të lëshuar nga fondi i pensionit vullnetar, i cili vërteton që këto zbritje janë derdhur si pagesë në këtë fond.

Vërtetimi dorëzohet një herë në vit për të gjithë vitin tatimor në të cilin derdhen kontributet në fondin e pensionit, brenda datës 20 janar të vitit pasardhës.

Ky dokumentacion duhet të administrohet në çdo kohë dhe të vihet në dispozicion të administratës tatimore nëse kërkohet.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Gazetarja sherr të madh live me Spiropalin, i zbulon detajet e forta! Vjen kthesa e madhe
Next Post: “Albin Kurti me beri loje pas shpine”, Vjosa Osmani akuzon rende Kurtin thot se i tha qe ti nuk mund te …

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme