LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Ndahet nga jeta ish-deputeti i PS…

Views: 0

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti Hamit Kosta, një figurë e njohur e jetës politike dhe publike në zonën e Peqinit.

Lajmi për humbjen e tij ka sjellë trishtim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që e kanë njohur nga afër gjatë viteve të angazhimit të tij në politikë.

Kosta ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën 2005-2009, duke kontribuar në përfaqësimin e komunitetit dhe zhvillimin e zonës që përfaqësonte. Gjatë karrierës së tij, ai u vlerësua për përkushtimin, thjeshtësinë dhe lidhjen e afërt me qytetarët.

Pasi u përjashtua nga PS-ja për shkak të votës për zgjedhjen e Bamir Topit si president, Kosta iu bashkua PDK-së së drejtuar nga Nard Ndoka, pjesë e koalicionit qeverisës së Sali Berishës.

Leave a Comment