Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Lajm befasues nga zgjedhjet e sotme te PD

Posted on May 23, 2026 By admin No Comments on Lajm befasues nga zgjedhjet e sotme te PD
Views: 12,197

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili nuk arriti të kandidonte për drejtimin e së djathtës shqiptare pasi, sipas statutit të kësaj force politike, rezulton i “vetëpërjashtuar” dhe jo anëtar i PD-së, ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në të cilin Sali Berisha është duke kandiduar me “veten”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji publikoi foto të fletëve të votimit, ku demokratë nga degë të ndryshme të vendit kanë shkruar emrin e tij, në shenjë kundërshtimi ndaj procesit që ai e konsideron një farsë.

“Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale. Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.

Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale”, shkruan ai.

Salianji falënderon gjithashtu edhe demokratët që, sipas tij kanë bojkotuar procesin, të cilin e cilëson si një “farsë të uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale”. Ndër të tjera, ish-deputeti demorkat shprehet i bindur se Partia Demokratike do t’u rikthehet anëtarëve dhe qytetarëve, teksa shton se “kjo fardë do të çmontohet me kurajo dhe demokratë të lirë”.

Postimi i plotë:

Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij.

Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!

Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.

Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.

Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale!

Ne nuk dorëzohemi.

Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve.

Interesting

Post navigation

Previous Post: E rende ne vend! Njoftoi familjen se po e linte zemra, por nuk ia doli dot, VD*S 31 vjecari (NGJARJA E TRISHTE)
Next Post: Ne oret e vona, ngjarje e rende ne qytetin e madh shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme