Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Ky është mërgimtari i vrarë nga Kosova

Posted on May 14, 2026 By admin No Comments on Ky është mërgimtari i vrarë nga Kosova

Një vrasje e një e 20-vjeçari shqiptar në Suedi ka tronditur familjen dhe opinionin publik. I riu u privua nga jeta me thikë pas një përleshjeje që ndodhi në qendër të qytetit Kristianstad, gjatë fundjavës që lamë pas, transmeton albinfo.

Autoritetet suedeze kanë arrestuar tashmë tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik, ndërsa hetimet paraprake po fokusohen në dyshimet për një konflikt të vjetër mes dy familjeve shqiptare, konflikt që sipas raportimeve daton që nga viti 2011.

Viktima është identifikuar si Elion Veseli, me prejardhje nga Mitrovica. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga familjarët lidhur me ceremoninë mortore, ndërsa nuk dihet nëse ai do të varroset në Kosovë apo në Suedi.

Sipas informacioneve të publikuara deri më tani, konflikti mes dy familjeve kishte nisur gjatë një turneu futbolli për fëmijë në vitin 2011, ku një përplasje mes dy djemve 12-vjeçarë çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve. Raportohet se që nga ajo kohë, mosmarrëveshjet kanë vazhduar ndër vite me incidente të herëpashershme.

Mësohet se Elion Veseli ishte vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet se i përket familjes tjetër të përfshirë në atë përplasje të hershme.

Raportimet e mediave suedeze përmendin se në përleshjen e janarit 2011 kishin marrë pjesë rreth 30 persona, ndërsa dy burra dhe dy gra ishin hetuar për dhunë fizike, por çështja nuk kishte përfunduar në gjykatë.

Mediumi suedez Bulletin shkruan se hasmëritë mes familjeve shqiptare janë një fenomen i njohur, por sipas tij nuk ka elemente që tregojnë se bëhet fjalë për familje kriminale. Disa prej personave të përfshirë figurojnë në databazën juridike “Verifiera”, kryesisht për vepra të lehta penale. Përjashtim bën rasti i babait të njërit prej djemve, i cili më vonë në vitin 2011 ishte dënuar me tre vite burg pasi në gjendje të dehur kishte goditur një burrë me shishe në kokë, rast që ishte cilësuar si tentim vrasje.

Sipas raportimeve, më 30 dhjetor 2014 dy djemtë u takuan sërish gjatë një ndeshjeje tjetër, ku dyshohet se pati prapë përplasje. Bulletin ka publikuar edhe dëshminë e njërit prej të përfshirëve, ku përshkruhet një incident verbal dhe fizik gjatë lojës, i cili më pas eskaloi me ndërhyrjen e njërit prej prindërve.

Në vazhdimësi, raportohet se babai i njërit prej tyre kishte qenë trajner futbolli, por ishte larguar pas një përleshjeje tjetër gjatë një ndeshjeje në Skåne në vitin 2015.

Ndërkohë, në dhjetor 2023 raportohet se kishte ndodhur një aksident jashtë Kristianstadit, i cili çoi në një përleshje të madhe ku dy persona u dërguan në spital dhe tre persona u arrestuan. Policia atëherë dyshoi se bëhej fjalë për një “përplasje të qëllimshme”, ndërsa në raportime u përmendën sërish dy familjet në konflikt.

Hetimet për vrasjen e Elion Veselit po vazhdojnë, ndërsa autoritetet suedeze ende nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë për motivin përfundimtar dhe akuzat që mund të ngrihen ndaj të dyshuarve.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Përleshja e dy grupeve shqiptare me tre të plagosur në Itali, ‘molla e sherrit’ një vajzë! Arrestohen 3 vëllezërit
Next Post: ”Nëse denohen Thaçi dhe të tjerët, kjo gjë e keqe do të ndodhë…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future
  • Crypto vs. Gold: The Ultimate Inflation Hedge in 2026
  • 5 Proven Strategies to Build a Dividend Portfolio from Scratch
  • What Is a Personal Loan?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme