Kurti ndan 100 euro, Opozita ‘shperthen’ nga inati, ja çka thone per Kurtin

Views: 128

Vendimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, studentët, fëmijët dhe punëtorët e sektorit privat ka nxitur reagime të shumta në skenën politike dhe tek analistët në vend.

Përfaqësues të opozitës dhe njohës të çështjeve ekonomike po e cilësojnë këtë veprim si “populist” dhe të lidhur me fushatën zgjedhore, duke pretenduar se Qeveria po tenton të fitojë mbështetje qytetare përmes ndihmave financiare të njëhershme. Sipas tyre, qytetarët kanë nevojë për rritje të qëndrueshme të pagave dhe pensioneve, e jo për masa të përkohshme.

Nga ana tjetër, Qeveria ka mbrojtur vendimin duke thënë se pakot financiare janë të domosdoshme për t’i ndihmuar qytetarët përballë rritjes së çmimeve dhe inflacionit. Kurti ka deklaruar se shteti “nuk do t’i lërë qytetarët vetëm” në këtë periudhë ekonomike sfiduese.

Kujtojmë se pakoja e re parasheh nga 100 euro mbështetje për pensionistët, studentët aktivë, fëmijët dhe punëtorët e sektorit jopublik, ndërsa ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Leave a Comment