Views: 107
Në aksion morën pjesë aktivistë dhe zyrtarë të partisë, ndërsa u panë pankarta dhe mesazhe politike drejtuar institucioneve.
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar të martën një aksion simbolik përballë Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në kuadër të aktiviteteve politike që po i paraprijnë nisjes së fushatës zgjedhore.
Në aksion morën pjesë aktivistë dhe zyrtarë të partisë, ndërsa u panë pankarta dhe mesazhe politike drejtuar institucioneve.
Ditëve të fundit, partia e udhëhequr nga Dardan Molliqaj ka intensifikuar aktivitetet në terren, me paraqitje publike dhe aksione simbolike në kryeqytet.
Nga PSD-ja kanë thënë se synojnë të ngrisin tema që, sipas tyre, janë lënë anash nga partitë e tjera politike.