Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin. Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.
Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.
“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.
Megjithatë, muaji nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten rrebeshe të shkurtra shiu, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejtë i vranësirave konvektive si pasojë e temperaturave të larta.
Fenomenet më të shpeshta atmosferike pritet të regjistrohen në zonat malore dhe lindore, ndërsa bregdeti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.
Qytetet më të rrezikuara nga reshjet e izoluara janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm deri më 10 qershor, ndërsa në datat 11–12 qershor mund të ketë një ndërprerje të shkurtër me reshje kalimtare, për t’iu rikthyer më pas temperaturave të larta dhe kthjellimeve.
Nga ndërtimi i centralit fotovoltaik te shtesa e pagave në administratë, vendimet e sotme të qeverisë
Brataj shpjegon rrezikun e Ebolës dhe simptomat e saj
Parashikimi i frikshëm i fizikantit, ja sa do të jetë popullsia e botës në vitin 2064!
Planifikuan të rrëmbenin një “bos droge”, por policia u zbuloi plantacionet e kanabisit! Dënohen 7 shqiptarët në Gjermani
Avokati Malaj, zbardh prapaskenat: Veliaj do të dalë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata