Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I hodhën gabimisht 390,000 euro në llogari, gruaja i shpenzon brenda pak orëve dhe ajo qfare ndodhe me pas…

Posted on May 25, 2026 By admin No Comments on I hodhën gabimisht 390,000 euro në llogari, gruaja i shpenzon brenda pak orëve dhe ajo qfare ndodhe me pas…
Views: 1,465

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Argjentinën ditët e fundit, ku protagonistja është një grua e quajtur Veronica Acosta, e cila përfundoi nën akuzë për mashtrim pasi mori aksidentalisht një shumë marramendëse prej 500 milionë pesos argjentinase (rreth 390 mijë euro) në llogarinë e saj bankare.

Historia nisi kur Acosta priste një shumë të vogël prej vetëm 8,000 pesos si pagesë mbështetëse nga ish-bashkëshorti i saj, por në vend të saj, në llogarinë e saj u depozitua një shumë shumë më e madhe. Pa humbur kohë, ajo kreu 66 transaksione përmes transfertave dhe blerjeve të ndryshme, disa për vete dhe disa në emër të të afërmve të saj.

Sipas mediave vendase, brenda orëve të para pas depozitimit, Acosta bleu një makinë, pajisje shtëpiake si frigorifer, dy televizorë, një mikrovalë, një fritezë, madje edhe një kapak tualeti dhe pllaka për shtëpinë. Vetëm në 10 minutat e para pas hyrjes së parave, ajo kreu 12 transaksione.

“Mendova se ishin 500 mijë, jo milionë. Me gjithë ato nevoja, shkova në supermarket, ndihmova familjen, u transferova para vëllezërve të mi,” shpjegoi Verónica.

Rasti u zbulua nga një zyrtar financiar në provincën San Luis dhe prokuroria ngriti padi ndaj gjashtë personave, përfshirë Acostën, me akuza për mashtrim. Gjykata vendosi që secili i pandehur duhet të paguajë një garanci prej 30 milionë pesos për të shmangur arrestin.

Autoritetet njoftojnë se rreth 90% e shumës së gabuar është rikuperuar, ndërsa pjesa tjetër është bllokuar në llogari elektronike.

Në mbrojtje të saj, Acosta tha se kishte nevoja të mëdha ekonomike dhe se nuk kishte ndërmend të mashtronte. Avokati i saj deklaroi se bëhej fjalë për një gabim të qeverisë dhe se po përpiqen t’i vënë fajin qytetarëve: “Ky nuk është një rrjet mashtruesish. Gabimi ishte i qeverisë dhe tani kërkojnë të fajësojnë të tjerët. Kërkesa për garanci është shkatërruese

Interesting

Post navigation

Previous Post: Kreu marrëdhënie me 400 BURRA brenda një nate…/Ylli i filmave
Next Post: A e dije se kur një hardhucë hyn në shtëpinë tënde, është një shenjë e…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Incredibly Tense: New Criticism Has Emerged, Calling BGT Champion Sydnie Christmas A “Fraud,” As She Faces A Barrage Of Rude Comments Following Her Victory! Is This Fame Truly Deserved?
  • There is a silent, invisible culprit lurking right inside your living room, and it isn’t a ghost—it’s your couch!
  • Chronic exhaustion and disrupted breathing are often the direct result of a mechanical failure in your upper airway.
  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme