Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit! Perplasje e frikshme ne vend, nderron jete nje person

Posted on May 3, 2026 By admin No Comments on I fundit! Perplasje e frikshme ne vend, nderron jete nje person
Post Views: 2,911

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar rreth orës 16:25 në aksin “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, ku janë përfshirë tre automjete.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur fillimisht me automjetin e drejtuar nga shtetasi V. X., dhe më pas me një tjetër mjet të drejtuar nga shtetasi E. Gj.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në spitalin rajonal të Shkodrës pasagjeri Z. M., që ndodhej në automjetin e drejtuar nga A. M. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë tre persona të tjerë, përfshirë dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Interesting

Post navigation

Previous Post: “Moti më i çmendur që keni parë”/ Meterologia jep parashikimin për muajin Maj, ja çfarë pritet
Next Post: Stabilizohet Moti– ja si pritet të vijojë maji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme