Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I FUNDIT – Avioni perplaset ne pallat

Posted on May 5, 2026 By admin No Comments on I FUNDIT – Avioni perplaset ne pallat
Post Views: 1,310

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në qytetin Belo Horizonte të Brazilit, ku një aeroplan i vogël është përplasur me një ndërtesë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave.
Sipas autoriteteve lokale dhe Departamentit të Zjarrfikësve, në bord ndodheshin pesë persona në momentin e incidentit. Fillimisht, avioni është përplasur me një ndërtesë trekatëshe dhe më pas ka rënë në parkingun e një kompleksi banimi.

Banorët e zonës kanë raportuar se aeroplani po fluturonte në një lartësi shumë të ulët dhe se para përplasjes është dëgjuar një zhurmë e fortë. Disa dëshmitarë dyshojnë se piloti mund të ketë tentuar të shmangte një goditje tjetër në zonë, por ka humbur kontrollin e mjetit fluturues.

Autoritetet braziliane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit.

WATCH: Small plane crashes into building in Belo Horizonte, Brazilpic.twitter.com/XLXBLoNraU

— BNO News Live (@BNODesk) May 4, 2026

 

Interesting

Post navigation

Previous Post: Fillojnë sërish sulmet, Irani godet me raketa këtë shtet
Next Post: Shpërthen në flakë anija brenda Ngushticës së Hormuzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme