Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

I fundit! Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet

Posted on April 27, 2026 By admin No Comments on I fundit! Aeroporti i Tiranës modernizon më tej shërbimet
Post Views: 2,590

Në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza në Tiranë janë thjeshtuar më tej procedurat e check-in për bagazhet, duke lehtësuar ndjeshëm përvojën e udhëtarëve para nisjes dhe duke reduktuar kohën e pritjes në terminal.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, aeroporti bën të ditur se tashmë procesi kryhet në disa hapa të thjeshtë dhe të shpejtë, duke rritur efikasitetin në përpunimin e pasagjerëve. Sipas TIA-s, udhëtarët duhet të ndjekin peshimin e bagazhit, skanimin e kartës së imbarkimit, printimin e etiketës dhe më pas dorëzimin e bagazhit në sportelin përkatës të check-in, një procedurë që shmang radhët e gjata dhe përshpejton ndjeshëm procesin e nisjes

Këto lehtësira vijnë në një moment kur aeroporti po përjeton një rritje të fortë të fluksit të udhëtarëve, veçanërisht gjatë sezonit turistik, duke e bërë të domosdoshëm modernizimin e shërbimeve dhe automatizimin e proceseve.

Paralelisht, investimet e Kastrati Group, që administron aeroportin, kanë transformuar ndjeshëm eksperiencën e pasagjerëve në muajt e fundit. Vendosja e e-gates ka përshpejtuar ndjeshëm kalimin në kontrollin kufitar, ndërsa aplikimi i biletës elektronike prej disa muajsh ka reduktuar burokracitë dhe kohën e përpunimit, duke e bërë gjithë procesin më të thjeshtë dhe të digjitalizuar.

Investimet nuk janë kufizuar vetëm te proceset e check-in apo kontrollit. Janë realizuar ndërhyrje të rëndësishme edhe në infrastrukturë, përfshirë zgjerimin e hapësirave të parkimit, përmirësimin e terminalit dhe ndërhyrje në pistën e fluturimeve, me qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale të aeroportit.

Këto zhvillime lidhen edhe me planet ambicioze për zgjerimin e hartës së fluturimeve. Sipas pritshmërive, në muajin qershor pritet të nisin edhe fluturimet e para transoqeanike drejt Kanadasë, një hap që do të shënonte një tjetër nivel për aviacionin civil shqiptar dhe do ta poziciononte Tiranën si një nyje gjithnjë e më të rëndësishme rajonale në transportin ajror.

Në tërësi, kombinimi i digjitalizimit të shërbimeve me investimet infrastrukturore po e shndërron TIA-n në një aeroport modern, të aftë për të përballuar kërkesën në rritje dhe për të ofruar standarde më të larta për pasagjerët

Interesting

Post navigation

Previous Post: Pas gares shume te FORTE, ja kush do jete kreu i Partise Demokratike ne Has
Next Post: Djali mori hakun e babait pas 10 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme