Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

“Humbja e dy fëmijëve, tragjedi e pangushullueshme”- Rama reagon urgjent

Posted on May 4, 2026 By admin No Comments on “Humbja e dy fëmijëve, tragjedi e pangushullueshme”- Rama reagon urgjent
Post Views: 1,243

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksidentin e rëndë të ndodhur në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një i tretë ndodhet në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama shprehet se e mësoi lajmin sapo mbërriti në Erevan rë Armenisë për takimin e Komunitetit Politik Europian, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të pangushëllueshme.

Ai lutet për shpirtrat e dy fëmijëve që humbën jetën dhe shpreh mbështetje për prindërit, duke u uruar forcë për të përballuar dhimbjen. Po ashtu, kryeministri i uron shërim të shpejtë fëmijës së plagosur që ndodhet në spital.

Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e…

Reagimi i Ramës:

Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Berisha për Nikoll Radaçin: Ishte i “përkëdheluri” i partisë dhe ishte i paprekshëm, ja pse nuk e…
Next Post: Autori i aksidentit tragjik në Durrës dëshmon para policisë: Më vr*sni, nuk meritoj të jetoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme