Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Hantavirusi rrezik për një pandemi të re? Flet mjeku Alimehmeti

Posted on May 17, 2026May 17, 2026 By admin No Comments on Hantavirusi rrezik për një pandemi të re? Flet mjeku Alimehmeti
Views: 249

Një alarm i ri është shkaktuar nga virusi më i ri që po qarkullon, Hantavirusi, i cili ka shkaktuar shqetësim në disa vende të botës.

Teksa gjithçka nisi në një anije turistike, ku u regjistruan të infektuarit e parë, pyetja që lind natyrshëm është nëse do të kemi sërish një pandemi të re.

Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në ‘Kjo javë’ në News24 përballë gazetares Nisida Tufa, deklaroi se nuk ka vend për panik, ndërsa shtoi se me këtë virus bota bashkëjeton prej 3 dekadash.

“Nuk është problematike, nuk ka arsye që njerëzit të panikosen. Është një virus që e njohim shumë mirë, prej 3 dekadash. Në luftën e Koresë është njohur ky virus. Është virus që transmetohen nga minjtë, që e dimë që sjellin sëmundje. Vetëm ideja që përmendim miun, dikujt i rrëqethet mishi. Higjienë dhe larg minjtë. Këtu bëhet show me këto spërkatje. Vret me një përqindje të lartë, por në shumë raste janë asimptomatike. Te pakica kur rëndohet gjendja, ka fatalitete. Ka një mundësi të vogël në Amerikë që të transmetohet nga njeri te njeriu. Duhet kontakt i ngushtë, intim, në ambiente shumë të ngushta, që të bëhet infektimi. Në Shqipëri kemi pasur raste më përpara me ethe hemorragjike, pasi këtu në zonën e Ballkanit kemi virusin e Beogradit. Edhe ky transmetohet indirekt nga minjtë.”, tha ai. Alimehmeti përjashtoi mundësinë e shpërthimit të një pandemie. “Nuk bëhet fjalë për pandemi. Ky virus nuk ka të tilla karakteristika. Ky eliminohet në sekondë. Këtë virus e njohim të shkruar në libra, prej 3 çerek shekulli.”, shtoi ai./BalkanWeb .

Interesting

Post navigation

Previous Post: E fundit, Vjen lajmi i madh per ilacet ne Shqiperi! Sapo u njoftua se nga sot…
Next Post: 3 këshilla nga neurologu më i vjetër në botë si të keni shëndet dhe të jeni të lumtur !

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme