Skip to content

Heart To Heart

  • Home
  • Privacy Policy
  • Toggle search form

Gjendet i gjallë në Deçan 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy javësh – kjo është gjendja e tij

Posted on May 18, 2026 By admin No Comments on Gjendet i gjallë në Deçan 36-vjeçari i zhdukur prej më shumë se dy javësh – kjo është gjendja e tij
Views: 749

Një 36-vjeçar me inicialet M.S., i raportuar i zhdukur rreth dy javë më parë në Stacionin Policor në Leposaviq, është gjetur nga Policia e Kosovës sot në zonën e Deçanit.Sipas familjarëve, i njëjti kishte pasur herë pas here probleme psikike.Në momentin e kontaktit të fundit,siç thotë Policia ai kishte qenë në Serbi dhe kishte deklaruar se do të kthehej në Kosovë.

“Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, duke njoftuar të gjitha stacionet policore dhe pikat kufitare. Nga veprimet e shpejta policore është konstatuar se personi kishte hyrë në Kosovë me datë 28.04.2026. Po të njëjtën ditë, i njëjti kishte qëndruar në Manastirin e Deçanit dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK përmes një postimi në Facebook.

Në koordinim me stacionet tjera policore dhe veprimeve operative në terren, Policia bëri të ditur se sot rreth orës 10:00, nga Stacioni Policor në Deçan është pranuar informatë se personi M.S. është gjetur në zonën e Deçanit nga njësitë patrulluese policore.

Familjarët, siç thuhet tutje në postim, janë njoftuar për gjetjen e tij, ndërsa sipas informacioneve të para gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Interesting

Post navigation

Previous Post: Avioni ku po udhëtonte u godit nga rrufeja/ Olsi Bylyku rrëfen tmerrin që përjetoi!
Next Post: E rëndë në Itali! Aksidenti fatal i merr jetën 19 vjeçarit shqiptar në Monopoli – ja kush është! (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • How AI is Changing the Way We Manage Money
  • Active vs. Passive Investing: Which Strategy Fits You?
  • 3 Simple Rules to Master Your Monthly Budget
  • 📊 Why Do Most People Stay Broke?
  • 💰 5 Smart Money Habits That Can Change Your Financial Future

Recent Comments

No comments to show.

Archives

  • May 2026
  • April 2026
  • March 2026
  • February 2026
  • January 2026
  • September 2025

Categories

  • Interesting
  • Latest

Copyright © 2026 Heart To Heart.

Powered by PressBook WordPress theme